PD denoncon mungesën e kushteve në shkollën Jeronim de Rada

Nga Exit News
PD denoncon mungesën e kushteve në shkollën Jeronim de Rada

Partia Demokratike deklaroi se arsimi në Shqipëri nuk është falas. Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi pohoi se qytetarët paguajnë 15 mijë lekë në muaj ndërsa bizneset derinë 370 mijë lekë për infrastrukturën arsimore.

Vokshi u shpreh se 30 milionë dollarë janë grumbulluar nga këto taksa që fëmijët të mos bëjnë mësim me 2 turne.Ajo tha se me këto taksa do të ishin ndërtuar 17 shkolla të reja.

Ajo shtoi se në shkollën Jeronin de Rada drejtoresha i ka kërkuar prindërve të sigurojnë mjete bazike për mësimdhënien.

“Asnjë qindarkë investime nga qeveria për fëmijët, asnjë masë e marrë për të mbrojtur mësuesit. Të braktisur, të keqtrajtuar, të keqshfrytëzuar, dhjetëra orë të papaguara në javë dhe për më tepër të mashtruar për gjoja rritje të pagave nga kryeministri”, u shpreh Vokshi.

Ajo tha se PD do të garantojë pagë më të lartë për mësuesit dhe kushte më të mira në shkolla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>