PD denoncon punësimet e përkohshme për të mbledhur vota në bashkinë Dibër

Nga Exit News
PD denoncon punësimet e përkohshme për të mbledhur vota në bashkinë Dibër

Partia Demokratika akuzoi të mërkurën qeverinë se po përdor punësimet e përkohshme për të mbledhur vota në qarkun e Dibrës.

Përmes një deklarate ish-deputetja Dhurata Çupi deklaroi se të paktën 250 persona shtesë janë punësuar përkohësisht në administratën e bashkisë vetëm për të mbledhur vota në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Çupi tha se drejtuesit e bashkisë Dibër po abuzojnë me paratë e taksapaguesve për t’i shërbyer interesit të PS-së, teksa familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, nuk po e marrin atë:

“Pa asnjë ide, pa asnjë plan të vërtetë punësimi, pa asnjë mbështetje për biznesin, po zhpenzojnë taksat e qytetarëve të vjedhur të Dibrës dhe të Shqipërisë për t’i bërë rroga për ata që mendojnë se do t’u mbledhin kartat e identitetit ditën e votimit.

Asgjë për qytetarët, asnjë shërbim për ta, ndërsa numri i të varfërve në këto zona rritet çdo ditë. Edhe ndihma sociale, si e vetmja zgjidhje për dhjetra e qindra familje, është hequr.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>