Partia Demokratike akuzoi të dielën përmes Albana Vokshit qeverinë dhe bashkinë Tiranë për Bulevardin e Ri.
“Bie fasada e qeverisë dhe Bashkisë, tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të zeza”, denoncoi Albana Vokshi.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të largojmë me votë “qeverinë që vjedh”.
“Fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë”, tha Vokshi.
“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijnë edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”, u shprehën banorët.
Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që gjendja është katastrofale.