PD denoncon tenderin e maskave: Qeveria i bleu me 2-fishin e çmimit të pakicës

Nga Exit News
PD denoncon tenderin e maskave: Qeveria i bleu me 2-fishin e çmimit të pakicës

Partia Demokratike akuzoi soi qeverinë se ka abuzuar me tenderin për blerjen e maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse, më 21 mars dhe më pas, për të fshehur abuzimin e ka klasifikuar tenderin si sekret shtetëror.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetët Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj shpjeguan se qeveria ka blerë mjetet mbrojtëse me shumicë me çmim të paktën dyfish më të lartë se çmimi i zhdoganimit dhe çmimi i shumicës. Vlera totale e tenderit ishte rreth 3,5 milionë euro.

Për shembull, më 21 mars, qeveri ka blerë 200 mijë maska me çmimi 800 lekë ose 6,5 euro copa. Ndërsa çmimi real i çdoganimit të së njëjtës maskë është 3 euro dhe çmimi i shumicës është 400 lekë, sa gjysma e çmimit me të cilën e ka blerë qeveria.

Pra të njëjtën lloj maske që në farmaci shitet për 400 lekë, qeveria e ka blerë nga 2 kompanitë, Farma Net dhe EuroMed, me çmim 800 lekë.

Zonja Vokshi tha se “abuzimi me vetëm blerjen e masakave është 550 mijë euro, shumë e mjaftueshme për ndihmën për një muaj për 14 mijë familje.”

Por të njëjtën taktikë, blerje me çmime më të larta se çdoganimi dhe çmimi i pakicës, qeveria e ka përdorur dhe për pajisjet e tjera siç tregohet në tabelën e mëposhtme:

Screen Shot at PM

Partisë Demokratike i kërkoi qeverisë që të anullojë menjëherë tenderin dhe të kthejë në buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. PD propozon që ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t’u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>