Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Luan Baçi, ka denoncuar urdhrin e Ministrisë së Arsimit për të mos paguar mësuesit e lëndëve me zgjedhje për orët e mësimit shtesë.
Sipas Baçit, në Fier drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, kanë marrë një urdhër sipas së cilit nuk do të paguhen orët shtesë për mësuesit që japin lëndë me zgjedhje.
“Sipas këtij email-i shumica e mësuesve të gjimnazeve edhe pse realizojnë dyfishin e orëve të mesimit, nuk duhet tu paguhen orët suplementare, pasi shumica e mësueseve japin edhe lënde bërthamë edhe lënde me zgjedhje,” sqaroi Baçi.
Ai e quajti këtë urdhër ‘manovrën e radhës së rilindjes për të vjedhur mësuesit’.