PD denoncon Veliajn se ka betonizuar Tiranën: 540 kulla në 5 vite

Nga Exit News
PD denoncon Veliajn se ka betonizuar Tiranën: 540 kulla në 5 vite

Partia Demokratike akuzoi të mërkurën, kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se ka betonizuar Tiranën.

Përmes përfaqësuesit të PD, Akil Kraja, PD deklaroi nga Dajti, se për 5 vjet Veliaj ka ngritur mesatarisht 540 kulla me vlerë 2.2 miliardë euro.

“Në kulmin e krizës ekonomike, të daljes pa punë të mijëra njerëzve, të falimentimit të shumë bizneseve, bilanci vjetor për Erion Veliajn do të jetë 26% më shumë kulla, sesa ishte parashikimi në fillim të vitit”, tha Kraja.

PD akuzoi Veliajn se betonozimi i qytetit është alternativa e vetme e tij.

Po ashtu, Kraja u shpreh se fajtor për ajrin e ndotur në Tiranë është Veliaj.

“BBC ka raportuar më herët se Shqipëria është një nga vendet me numër rekord vdekjesh nga ajri i ndotur, gati 23 përqind e personave që vdesin në Europë nga ky shkak. Kjo me ajër betoni është Tirana që ka ndërtuar Erion Veliaj dhe që po vazhdon të planifikojë edhe për vitin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>