PD dhe LSI i kanë kërkuar Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS në Këshilli Politik të miratohet hapja e listave, pa prekur koalicionet, pragun dhe zonat zgjedhore. Gjithashtu, ata kërkojnë hartimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në dakordësi mes palëve.
“Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit”, shkruajnë Bylykbashi dhe Vasili në një letër dërguar Gjiknurit, të enjten.
Dy përfaqësuesit e PD dhe LSI shprehin sërish gadishmërinë e tyre për të diskutuar dhe vendosur bashkë mbi ndryshimet kushtetuese, pa prekur marërveshjen e 14 janarit dhe 5 qershorit.
Bylykbashi dhe Vasili la të nënkuptojnë se nëse ndryshimet miratohen në mënyrë të njëanshme ata do të vënë në diskutim ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe të qeverisë së re.
“Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre”, shkruajnë ata.
The post PD dhe LSI ftojnë PS të miratojë hapjen e listave pa prekur koalicionet appeared first on