PD dhe LSI i kanë kërkuar Këshillit Politik të hartojnë një ligj për hapjen e listave dhe të mos preken koalicionet, pragu zgjedhor dhe zonat zgjedhore. Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD-së Oerd bylykbashi tha se ky propozim nuk u pranua nga PS.
“Të hartohet një amendament për hapjen e listave pa prekur asgjë tjetër në kushtetutë. Ne kërkuam në parim nëse është dakord që të hapen listat 100 përqind, pa prekur Kushtetutën, koalicionet dhe mënyrën se si ndahen mandatet.
PS nuk e pranoi këtë propozim. Ata duan të ndryshojnë njëanshme të Kushtetutës, duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi dhe Vasili theksuan se koalicionet nuk kanë lidhje me hapjen e listave por me frikën e Edi Ramës për “koalicionin e opozitës së bashkuar”.