PD dhe LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik, sot

Nga Exit News
PD dhe LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik, sot

Opozita jashtëparlamentare, PD dhe LSI kërkuan mbledhjen e Këshillit Politik, të mërkurën 17 qershor në orën 17:00, për të diskutuar formulën e re të zgjedhjes së organeve të KQZ-së.

Formula e emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ, sipas Oerd Bylykbasht përfaqësuesit të PD-së, është e njëjtë me atë të zgjedhjes së organeve të drejtësisë KPK, dhe KPA.

Ky propozim nuk u pranua nga përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri, i cili tha më mirë ta mbajmë kështu siç e kemi.

Ndërsa, anëtarja e opozitës parlamentare në Kuvend Rudina Hajdari u largua nga mbledhja, duke thënë se përfaqësuesit e PS, PD, dhe LSI po humbin kohë duke diakutuar për mënyrën se si do të bëhet tenderi i identifikimit biometrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>