
Opozita e bashkuar, PD dhe LSI konfirmuan pjesmarrjen e tyre në Këshillin Politik, sot (14 shtator). Në letrën drejtuar Damian Gjiknurit, përfaqësuesit e opozitës Oerd bylykbashi hde Petrit Vasili shprehen se:
“Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standartet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00”.
Opozita thekson se “nuk do të përfshihet në asnjë proces” për ndryshimin e koalicioneve nga të përbëra në një subjekt të vetëm zgjedhor, si dhe kërkon hapjen 100% të listave të deputetëve.
Këshilli Politik do të diskutojë sot ndryshimet kushtetuese të miratuar nga Kuvendi më 30 korrik 2020.