
Opozita jashtëparlamentare nuk është sqaruar për arsyet përse propozimi i tyre është refuzuar nga mazhoranca.
Kështu deklaroi Oerd Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së fundit të Këshillit Politik, përpara seancës së parlamentit kur mazhoranca ka njoftua miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se ky miratim i njëanshëm që hap listat në masën 2/3-tat dhe heq koalicionet parazgjedhore, vret marrëveshje e 5 qershorit.