Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë propozuar hapjen e listave 100 për qind dhe ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore siç parashikohen tani nga Kodi Zgjedhor.
Përmes një letre drejtuar përfaqësuesit të PS-së në Këshillin Politik, opozita propozon:
– Lista shumëemërore e kandidatëve për secilën parti të jetë e renditur sipas rendit alfabetik.
– Çdo votues do të votojë për një parti dhe një kandidat të propozuar nga ajo parti.
– Kandidatët rirenditen vetëm në bazë të votave që kanë marrë duke pasur parasysh dhe plotësimin e kushtit ligjor për kuotën gjinore.
– Kur zgjedhësi ka votuar vetëm për një parti politike por jo për një kandidat të saj, apo kur ka votuar për më shumë se një kandidat të të njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm partisë politike.
Ndërsa përsa i përket koalicioneve, PD dhe LSI propozojnë që të ruhet modeli aktual i parashikuar nga Kodi Zgjedhor:
– Dy parti ose më shumë mund të formojnë koalcion parazgjedhor.
– Secila prej partive propozon listën e saj të kandidatëve.