
PD dhe LSI kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, pas takimit me zëvendësambasadoren amerikane Leyla Moses Ones, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar Duncan.
Në një ftesë drejtuar Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, PD dhe LSI propozojnë mbajtjen e mbledhjes, të mërkurën, 16 shtator në orën 10:00.
PD dhe LSI në këtë mbledhje do të kërkojë ekspertizën e OSBE/ODIHR zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Mbledhja e djeshme (13 shtator) u mbyll pas dakordësi. PS kërkoi dorëzimin e propozimeve për pragun kombëtar, listat e hapura dhe koalicionet zgjedhore me listë të përbashkët, e më pas dërgimin e tyre në OSBE.
Ndërsa PD dhe LSI nuk pranuan të diskutonin asgjë që lidhet me ndryshimin e koalicioneve të përbëra sikurse janë tani.