PD dhe LSI propozojnë mbledhjen e Këshillit Politik, të mërkurën

Nga Exit News
PD dhe LSI propozojnë mbledhjen e Këshillit Politik, të mërkurën

PD dhe LSI kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, pas takimit me zëvendësambasadoren amerikane Leyla Moses Ones,  ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar Duncan.

Në një ftesë drejtuar Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, PD dhe LSI propozojnë mbajtjen e mbledhjes, të mërkurën, 16 shtator në orën 10:00.

PD dhe LSI në këtë mbledhje do të kërkojë ekspertizën e OSBE/ODIHR zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mbledhja e djeshme (13 shtator) u mbyll pas dakordësi. PS kërkoi dorëzimin e propozimeve për pragun kombëtar, listat e hapura dhe koalicionet zgjedhore me listë të përbashkët, e më pas dërgimin e tyre në OSBE.

Ndërsa PD dhe LSI nuk pranuan të diskutonin asgjë që lidhet me ndryshimin e koalicioneve të përbëra sikurse janë tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>