Ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes Partisë Demokratike dhe Republikane për zgjedhjet e 2021.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu takoi të premten kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën ku diskutuan për listat e kandidatëve.
Pas takimit Mediu tha për gazetarët se PR do të kontribuojë për të marrë vota edhe në zona “ku nuk ka pretendime për mandate”. Ai tha se partia e tij do të kontribuojë në koalicion.
Mediu bëri dhe një kërkesë, duke thënë se “programi i PD është i plotë, por duhet të përfshihen edhe idetë e partive të tjera”.
Basha pati të premten një takim me aleatin tjetër të PD Shpëtim Idrizin kreun e PDIU.
Teksa palët ende nuk kanë rënë dakord nëse do të shkojnë në një listë të përbashkët apo jo, afati i fundit për të dorëzuar listën është në 6 mars.
Sa i takon aleatëve të tjerë të PD, Agron Duka i PAA do të garojë në Durrës, Nard Ndoka i PDK në Shkodër dhe Dashamir Shehi i LZHK në Tiranë.