
Partia Demokratike akuzoi anëtarët socialistë të Komisionit të Ankimimeve në KQZ, për mospranimin e kërkesave për informacion, për zgjedhjet në Gjirokastër.
Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, u shpreh për median se “3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore”.
“Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS”, përfundoi Bardhi.