
Partia Demokratike do të padisë në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KAS për lënien në detyrë të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi akuzoi KAS për shkelje të ligjin e dekrimnalizimit me këtë vendim.
“KQZ dhe KAS po vendosin një precedent të rrezikshëm me rastin Ismailajt”, u shpreh për median, të mërkurën, Këlliçi. Ai theksoi se vendimi është hap pas në respektimin e ligjit të dekriminalizimit.
KAS rrëzoi kërkesën e PD-së për shkarkimin e Ismailajt dhe la në fuqi vendimin e KQZ.