Partia Demokratike do të padisë nesër në Porkurorinë e Posaçme Antikorrupsion, Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar nga policia.
PD përmes Çlirim Gjatës tha se qeveria ka kryer 9 vepra penale gjatë shembjes së Teatrit duke nisur nga “shkatërrimi i pronës, tek shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni i zyrtarëve”.
Ai tha ka prova filmike të “policëve me helmeta të zeza që parakalojnë me automatikë, madje deri dhe brenda sallës së teatrit, duke nxjerrë jashtë artistët dhe qytetarët me forcën e tytave të armëve të zjarrit”.
Teatri Kombëtar u shemb para dy javësh, më 17 maj 2020, për t’i hapur rrugë zhvillimit të zonës.