Komisioni i Ankimimeve, KAS nuk pranoi provat e paraqitura nga PD për grabitjen e votave në Shkodër. KAS pranoi vetëm kryqëzimin e shenjave të gishtave për listën me 300 emrat e dorëzuar nga PD. Ndërsa, vendosi paraqitjen e provave për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.
PD akuzoi PS për grabitje të votave në Shkodër në bashkëpunim me Mark Frrokun, dhe Pëllumb Gjoka, persona me të shkuar kriminale.
Mark Frroku, sipas PD-së ka drejtuar skemën e grabitjes së votës në Shkodër, Pukë, Gjegjan, Rrapë, Qerret, Qelës. Frroku sëbashku me kandidatët për deputet të PS-së Benet Beci si dhe punonjës të administratës publike si:
Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë.
Vasil Muslia, Drejtor i HEC Fierzë.
Ndricim Lasku, punonjës i Njësisë Administrative Rrape, Bashkia Pukë.
Martin Perdedaj, Administrator i Njësisë Administrative Qerret, Bashkia Pukë.
Arben Guga, Këshilltar në Bashkinë Pukë.
Florin Kolaj, Administrator i Njësisë Administrative Qelëz, Bashkia Pukë.
Sokol Frroku, shofer i Kryetratit të Bashkisë Pukë.
Albert Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz.
Ardjan Marku, Shefi i Policisë Bashkiake Fushë-Arrëz.
Anduel Gjinaj, Specialist i Urbanistes në Bashkinë Fushë-Arrëz.
Bardhok Jaku, Administrator i Njësisë Administrative Fierzë, Bashkia Fushë-Arrëz.
Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë.
Lula Mema, Administratore në Njësinë Administrative Rrape.
Niko Ibrahimaj, Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.
Ilir Babaj/Baba, Drejtor i Ujësjellës – Kanalizime, Bashkia Vau Dejës.
Ndërsa, Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave, ka përfituar 2,8 milionë euro tendera nga Bashkia Tiranë dhe leje ndërtimi nga KRRTRSH, në këmbin të blerjes së votave në Shkodër.