PD e LSI braktisin Konferencën e Kryetarëve: Qeveria Rama ka rënë

PD e LSI braktisin Konferencën e Kryetarëve: Qeveria Rama ka rënë

Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI-së kanë braktisur sot mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohej për projekt-buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2018.

Deputetët e opozitës thanë se Qeveria Rama është e lidhur me krimin, ka rënë moralisht, ndaj ata nuk mund të jenë pjesë e mbledhjes.

Deputeti Edmond Spaho deklaroi:

“Ne si opozitë nuk mund të sillemi sikur jemi në kushte normale. Gjendja në vend është e rëndë. Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit është vërtetuar lidhje e kësaj mazhorance me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Për  opozitën kjo qeveri moralisht ka rënë. Puna më e mirë që mund të bëjë është të japë dorëheqjen ti hapë rrugën një qeverie antimafie si dhe të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jo vetëm ka rënë moralisht, por nuk është edhe një qeveri legjitime sepse është një mazhorancë e ardhur nga zgjedhje të blera.

Për rrjedhojë ne nuk mund të behemi pjesë e kësja fasade dhe nuk do të marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve për shqyrtimin e projekt buxhetit 2018.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>