Koalicioni opozitar po kryeson garën në njësinë numër 2 në Tiranë. Lajmin e bëritë ditur Jorida Tabaku, e cila nga shkolla Hoxha Tahsim pohoi se PD dhe LSi janë 400 vota përpara PS-së.
“Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë.”
Tabaku tha se PD ka patur një rritje me 40 përqind në këtë njësi në çdo kuti votimi. Ajo tha se PD do të fitojë këto zgjedhje