![PD fushata elektorale PD e quan të paligjshëm shqyrtimin nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/04/PD-fushata-elektorale.jpg)
Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu e quan të paligjshme shqyrtimin e kërkesës së PD-së nga Kolegji për përjashtimin e tyre.
PD kërkoi të hënën përjashtimin e 7 prej 8 gjyqëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që refuzuan përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.
PD argumentoi se këtyre gjyqëtarëve u mungon paanësia dhe do të vazhdojnë të refuzojnë 6 kërkesat e PD-së për sigurimin e provave shtesë për qarqete tjera, ku kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve.