PD, familja në Fushë-Krujë, shteti të mos abuzojë me paratë e tërmetit

Nga Exit News
PD, familja në Fushë-Krujë, shteti të mos abuzojë me paratë e tërmetit

Partia Demokratike ka takuar një banor të fshatit Bilaj, në Fushë-Krujë, Andon Shota, i cili po jeton në çadër pasi ju prish banesa nga tërmeti i 26 nentorit.

Banori i tha përfaqësueses së PD-së Orjola Pampuri se prej 10 muajsh jeton në çadër pasi ju shemb banesa nga tërmeti. Ai tha se “asnjë… Jo, jo, jo, as ka pyt kush për atë punë, a jetojmë apo nuk jetojmë gjallë në këtë tokë!”.

Ai tha se burrë e grua janë pa pension dhe jetojnë vetëm me rrogën e djalit.

Zoti Shota kërkoi “një ndihmë nga shteti, të venë dorën ata, se fundja fundit, janë t’u shku paret në katër anët krejt, të paktën të hedhi sytë nga ata që janë brenda në çadër!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>