Partia Demokratike deklaroi se Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në shkelje të ligjit për vetingun në polici.
Në një postim në Facebook, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu shkruan se neni 38 i ligjit për vetingun në polici përcakton se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë”
Ai shton se “Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.”