PD i kërkon Prokurorisë të hetojë grabitjen tek Infektivi

Nga Exit News
PD i kërkon Prokurorisë të hetojë grabitjen tek Infektivi

Partia Demokratike i kërkoi të martën Prokurorisë të nisë hetimet për grabitjen tek Infektivi.

Përfaqësuesi i PD Bardh Spahia, tha se kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “Tiret”, duke iu referuar rastit  të korrupsionit të raportuar tek Infektivi.

Pas skandalit të abuzimit të sanitares në spitalin COVID2, dy raste të tjera janë raportuar të martën në media, ku pretendohet grabitja e sendeve të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Emisioni “Stop” në TV Klan ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili pretendon se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Spahia shkruan për rastin në fjalë:

“Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre”.

Nga ana tjetër, emisoni “Fiks Fare” në Top Channel ka publikuar rastin e një vajze e cila pretendon se në morgun e Tiranës i kanë vjedhur pajisjen e oksigjenit që kishte mbajtur i ati i cili kishte ndërruar jetë nga COVID-19.

Pas interesimit të gazetarëve, rezulton se pajisja figuron në sendet që janë dorëzuar nga spitali COVID2 në morg por prej aty nuk dihet më se ku ndodhet pajisja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>