PD i kërkon qeverisë shpjegime për godinën në Kavalishencë ku humbi jetën kryekomisari Hajdarmataj

PD i kërkon qeverisë shpjegime për godinën në Kavalishencë ku humbi jetën kryekomisari Hajdarmataj

Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë informacione për verifikimet e bëra në godinën nr. 4 të Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, pas shkatërrimit të godinës nga tërmeti.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi:

  1. Pas tërmetit të datës 21 shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit në Durrës?A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?
  2. A u verifikua Godina nr. 4 e  Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 shtatorit? Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
  3. A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?
  4. A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës?

Më herët, PD ka kërkuar dhe shpjegime për masat e marra nga qeveria për të  parandaluar vdekjen e 24 qytetarëve në dy pallatet që u rrëzuan në Thumanë. Të dy pallatet dyshohen se u vlerësuan si të pabanueshëm nga ekspertët, pas tërmetit të 21 shtatorit, por banorët u lejuan të vazhdonin të jetonin aty.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>