PD i kërkon SPAK të hetojë Erion Veliajn për pastrim parash

Nga Exit News
PD i kërkon SPAK të hetojë Erion Veliajn për pastrim parash

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hetojë Kryebashkiakun Veliaj për pastrim parash me kompaninë e pastrimit Eco Tirana.

“SPAK ka detyrimin që ta vazhdojë, Erjon Veliaj ka detyrimin t’ju përgjigjet shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, sesi e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias italiane”, tha zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa në një deklaratë për shtyp.

Kërkesa e PD-së vjen disa ditë pasi kompania italiane ortake e Bashkisë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’,u akuzua nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta. Lajmi u botua nga disa media italiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>