
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se gënjen kur deklaron se ndryshimet kushtetuese nuk prishin marrëveshjen e 5 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi në deklaratë për mediat zbardhi pjesë të marrëveshjes ku thuhet se “partitë pjestare në koalicione do të garojnë me lista shumëemërore të veçanta”.
Marrëveshja e arritur në Këshillin Politik mes mazhorancës, opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare, vijon duke përcaktuar numrin e kandidatëve për deputet që listat e veçanta të partive të koalicionit duhet të kenë.
Marrëveshja e firmosur nga Partia Socialiste, që kryeministri Rama thotë se do e miratojë pa asnjë ndryshim, bën edhe parashikime të tjera proceduriale mbi mënyrën si organizohen partitë në koalicione.