Akuzës së Kryeministrit Edi Rama, sot, se të pasurit kanë paguar më shumë taska se sa në qeverinë Berisha, ju përgjigjë, Dorian Teliti, shefi i kabinetit të kryetarit të PD-së Basha.
Në një reagim në rrjetet sociale, Teliti shkroi se Rama i ka dhënë 300 milionë euro secilit prej 10 oligarkëve të vendit.
Ai shtoi se “paratë që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët dhe biznesi në krizë, Edi Rama i ndan me oligarkët dhe mafien e inceneratorëve”.
Zgjidhja, sipas Telitit është “largimi i tij dhe kthimi i parave të taksapaguesve te njerëzit në nevojë dhe biznesi”.