Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se nuk ka rënduar bizneset gjatë një takimi me sipermarrës.
Bardhi shprehet se një nga angazhimet e PD është “një moratorium 1 vjeçar” për insepktoriatet tatimore “derisa të kemi në fuqi një Kod Tatimor që përcakton qartë rregullat, dhe shmag korrupsionin e rryshfetin”.
Ai tha se bizneset do të lehtësohen me programin e PD-së, “për vendosjen e taksës së sheshtë 9 përqind, për reduktimin e nivelit të sigurimeve në 18 përqind dhe uljen e çmimit të naftës me 240 lekë për litër”.
Sipas Bardhit, këto masa do të ndikojnë në rritjen e fitimit të bizneseve, duke nxitur investimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Prej mesit të vitit 2020, Partia Demokratike ka bërë pjesë të programit të saj edhe ndalimin e inspektimeve tatimore në biznese për një vit.