PD: Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku fiton 78 mijë euro nga tenderat qeveritar

Nga Exit News
PD: Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku fiton 78 mijë euro nga tenderat qeveritar

Agim Kajmakun, i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Vorës, për shkak të ligjit të dekriminalizimit ka fituar 2 tendera, me vlerë rreth 78 mijë euro.

Sipas deklaratës për media të deputeti i PD-së Belind Këlliçi, Kajmaku ka fituar një tender nga OSSHE për mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe tarracës me vlerë 61,136 euro dhe një tjetër nga Bashkia Fier për lule dekorative, me vlerë 16,279 euro.

PD kërkoi ndëshkimin e korrupsionit të ngritur nga Kryeministri Edi Rama:

“Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe t’u kthehet sa më parë shqiptarëve”.

Kajmaku u lirua nga Gjykata e Apelit më 8 korrik 2020. Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas kërkesës së prokurores së çështjes Arta Marku, me argumentin se Kajmaku vuan nga disa probleme shëndetësore.

Kajmaku u arrestua më 30 maj 2020 nga policia, pasi në arrati prej 11 nëntorit 2019,  për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan. Në mars 2020, Exit News postoi foto të Agim Kajmakut duke lëvizur lirshëm në Tiranë dhe Vorë.

Madje në muajt e parë të vitit, Kajmaku është parë duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>