PD-ja dhe PS-ja vendosin për vaksinimin e detyruar të deputetëve

Nga Exit News
PD-ja dhe PS-ja vendosin për vaksinimin e detyruar të deputetëve

Partia Demokratike dhe shumica socialiste ranë dakord të enjten në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve mbi nevojën për vaksinimin e detyruar të deputetëve.

Lajmi u konfirmua për gazetarët nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

“Në konferencën e kryetarëve ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve,” u shpreh Balla, ndërkohë që shtoi se afatet dhe lloji i vaksinës do të përcaktohet nga ekspertët.

Ndërsa Bardhi tha e kanë pranuar sugjerimin për vaksinimin e detyruar, duke shtuar “Jemi gati ti nënshtrohemi vaksinimit”.

Por palët janë përplasur mbi vendimin për zhvillimin online të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare, me Bardhin që e quajti vendimin qesharak në një kohë që 140 deputet të parlametit apo Këshilli i Ministrave mblidhen fizikisht.

Balla, nga ana tjetër, përgënjeshtroi lajmin e mbledhjeve online të komisioneve, duke thënë pa shumë detaje se mbledhjet do të zhvillohen edhe fizikisht edhe online.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme