Partia Demoktratike kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetarin e kësaj bashkie, Arbjan Maznikun, për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në një deklaratë për shtyp, ish deputetja Albana Vokshi pohoi se shembja e Teatrit Kombëtar është e paligjshme dhe bëhet vetëm për interesat korruptiv të kryeministrit Rama.
“Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. “
Zonja Vokshi pohoi se i ka kërkuar prokurorisë të vendosë sekuestro mbi truallin e teatrit si një mundësi për të ndalur “çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”
Ajo i bëri thirrje SPAK të hetojë këtë çështje dhe u shpreh se PD “e konsideron çështjen e shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funksionimin e pavarur të SPAK-ut.”