PD kallëzim në SPAK ndaj Ramës, Veliajt dhe Maznikut për Teatrin Kombëtar

Nga Exit News
PD kallëzim në SPAK ndaj Ramës, Veliajt dhe Maznikut për Teatrin Kombëtar

Partia Demoktratike kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetarin e kësaj bashkie, Arbjan Maznikun, për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për shtyp, ish deputetja Albana Vokshi pohoi se shembja e Teatrit Kombëtar është e paligjshme dhe bëhet vetëm për interesat korruptiv të kryeministrit Rama.

“Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer.  Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. “

Zonja Vokshi pohoi se i ka kërkuar prokurorisë të vendosë sekuestro mbi truallin e teatrit si një mundësi për të ndalur “çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”

Ajo i bëri thirrje SPAK të hetojë këtë çështje dhe u shpreh se PD “e konsideron çështjen e shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funksionimin e pavarur të SPAK-ut.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>