
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën dhe administratoren e kompanisë, Albetk Energy për inceneratorin e Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata dhe Endri Hasa kërkuan pezullim nga detyra i të gjithë personave të mësipërm.
Ata u shprehën se kjo aferë është korruptive pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës së koncesionit të inceneratorit të Elbasanit dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh.
Përfaqësuesit e PD pohuan se janë shkelur të gjithë procedurat ligjore për t’ja dhënë kësaj kompanie këtë tender.
Ata i bënë thirrje SPAK të hetojë mbi këtë aferë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë të kallëzuarit.