Partia Demokratike (PD) ka kallëzuar kryebashkiakun e Elbasanit Gledjan Llatja në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për shpërdorim detyre.
Padia u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi.
Llatja akuzohet për favorizim të një kompanie private për ndërtimin e kullave tek Lulishtja pranë godinës së Bashkisë Elbasan. PD shprehet se ai ka shkaktuar 8.3 milion euro dëm ekonomik.
Bashkia Elbasan nëpërmjet një kontrate të partneritetit publik privat i ka dhënë një kompanie private tokë në pronësi të saj për ndërtimin e disa kullave.
Nga kjo kontratë, sipas opozitës Bashkia ka përfitura vetëm 2684 metra katrorë në vend të 11, 912 metra katrorë që duhet të përfitonte.