
Partia Demokratike kallëzoi të premten në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku për koncesionin e Kalatën e Portit të Durrësit.
PD e akuzon Ballukun për shpërdorim detyre, korrupsion dhe 6 vepra të tjera penale.
PD argumenton se Balluku ka shkelur ligjin e prokurimeve publike, pasi ka dhënë me procedurë të kufizuar. Kjo ndalohet të përdoret për shërbime që gjenden lehtësisht në treg.
Më tej shkelja e rradhës është shpallja fitues të tenderit, një kompanie off shore.
“Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore.Fakti që ky operator është kualifikuar në kundërshtim me këto kritere ligjore është element i qartë që kemi të bëjmë me konsumimin e elementeve të veprave penale të korrupsionit”
PD i kërkon SPAK nisjen e menjëhershme të hetimeve ndaj Balliukut dhe ndaj kompanisë gjermane HHLA International Gmbh për tërheqjen e saj nga gara.