PD kallëzon në SPAK Ballukun për kalatën e Portit të Durrësit

Nga Exit News
PD kallëzon në SPAK Ballukun për kalatën e Portit të Durrësit

Partia Demokratike kallëzoi të premten në Prokurorinë e Posaçme  (SPAK) ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku për koncesionin e Kalatën e Portit të Durrësit.

PD e akuzon Ballukun për shpërdorim detyre, korrupsion dhe 6 vepra të tjera penale.

PD argumenton se Balluku ka shkelur ligjin e prokurimeve publike, pasi ka dhënë me procedurë të  kufizuar. Kjo ndalohet të përdoret për shërbime që gjenden lehtësisht në treg.

Më tej shkelja e rradhës është shpallja fitues të tenderit, një kompanie off shore.

“Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore.Fakti që ky operator është kualifikuar në kundërshtim me këto kritere ligjore është element i qartë që kemi të bëjmë me konsumimin e elementeve të veprave penale të korrupsionit”

PD i kërkon SPAK nisjen e menjëhershme të hetimeve ndaj Balliukut dhe ndaj kompanisë gjermane HHLA International Gmbh për tërheqjen e saj nga gara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>