PD kallëzon në SPAK Taulant Ballën: Ka bërë presion për vota

Nga Exit News
PD kallëzon në SPAK Taulant Ballën: Ka bërë presion për vota

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi të enjten në Real Story, se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla.

Bardhi tha se ka konstatuar se Balla po kryen një krim elektoral në Elbasan, duke ushtruar presion ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

“Ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës”, tha Bardhi.

Prokuroria e ka shumë të lehtë të hetojë e të verifikojë, tha Bardhi sepse telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës.  Po ashtu ai shpjegoi se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>