PD keqpërdor raportin e FMN-së për propagandë

Nga Exit News
PD keqpërdor raportin e FMN-së për propagandë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka botuar një përmbledhje të masave të marra nga qeveritë e vendeve të ndryshme për përballimin e krizës së koronavirusit.

Fondi ka bërë një paraqitje të ndihmës së dhënë edhe nga qeveria shqiptare duke raportuar se në total janë dhënë 46 milionë lekë ndihmë ose 2,8 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit (PPB) për përballimin e krizës.

Në fakt, raporti i FMN-së nuk është gjë tjetër veçse recitim pikë për pikë i masave të shpallura nga Kryeministri Rama pa dhënë bërë asnjë koment dhe pa folur për zbatimin e tyre.

Por Partia Demokratike është përpjekur sot ta keqpërdorë raportin për të krijuar idenë së FMN është kritike me madhësinë e fondit të dhënë nga qeveria.

Në një status në Facebook, të shpërndarë gjerësisht në media, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se “Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milionë euro”.

Por këto janë vetëm dy nga shumë shifrat në raportin e FMN-së dhe madje të keqemërtuara si ndihmë ushqimore. Raporti nuk flet në fakt për ndihmë ushqimore dhe përcaktimi “ndihmë ekonomike” nuk është pjesë e raportimit të FMN-së.

Duket se Zonja Tabaku i është referuar vetëm totalit të dy paketave për pagesat e rrogave, njëra prej 6,5 miliardë lekë dhe tjetra 7 miliardë lekë (në total rreth €109 milionë), çfarë është informacion i përsëritur pa pushim nga vetë qeveria.

Në fakt Tabaku ka zgjedhur të mos përmendë ndihmën ushqimore për familjet në nevojë, fondet shtesë për shëndetësinë, fondet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe të papunësisë, të gjitha këto fonde të përfshira në raportin e FMN-së.

Sidoqoftë në statusin e saj, Tabaku ka të drejtë kur akuzon Ministrin Arben Ahmetaj, sepse ai ka gënjyer kur ka pohuar në Kuvend se ndihma e qeverisë është sa 5,4% e PBB-së, një pretendim qartësisht i ekzagjeruar me të paktën dy herë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>