PD kërkon përjashtimin nga gjykimi të 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

PD kërkon përjashtimin nga gjykimi të 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat të hënën, ka kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që refuzuan përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.

Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS,” shkruhet në njoftim.

PD argumenton se këtyre gjyqëtarëve u mungon paanësia dhe do të vazhdojnë të refuzojnë 6 kërkesat e PD-së për sigurimin e provave shtesë për qarqete tjera, ku kontestohen zgjedhjet.

PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë,” përfundon kërkesa.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>