PD kërkon shkarkimin e 6 drejtorëve të Bashkisë Tiranë, u votuan në asamblenë e PS-së

Nga Exit News
PD kërkon shkarkimin e 6 drejtorëve të Bashkisë Tiranë, u votuan në asamblenë e PS-së

Partia Demokratike kërkoi sot dorëheqjen ose shkarkimin e të paktën 6 drejtorëve në Bashkinë Tiranë, të cilët janë zgjedhur së fundmi në forumet e larta të Partisë Socialiste dhe që sipas ligjit nuk mund të jenë nëpunës të shtetit.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi sot se 6 drejtorë të emëruar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, janë prej 1 marsit pjesë e 135 delegatëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste:

  1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2
  2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike
  3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve
  4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë
  5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti
  6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës

Zhupa thekson se ligji ( kliko këtu për ta konsultuar, Neni 37) e ndalon që nëpunësit e nivelit të lartë drejtues të jenë anëtar të partive politike.

“Zgjedhja e 6 drejtorëve si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. Drejtorët […] duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat […] pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelesit e ligjit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>