Partia Demokratike kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit dhe përsëritjen e votimit në këto zona. Ata pretendojnë se në 25 prill ka ndodhur “vjedhja më e madhe e zgjedhjeve” në Shqipëri.
Përfaqësuesit e PD dorëzuan sot në KQZ dosjen ankimore me “qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve”.
Akuzat kryesore të PD ndaj Partisë Socialiste janë:
- Blerje votash
- Presion ndaj votuesve
- Vjedhje e të dhënave personale
- Presion përmes të dhënave personale nga patronazhistët
- Angazhimi i shtetit dhe administrates në favor të PS në zgjedhje
- Dhënia e tenderave, legalizimeve dhe bërja pagesave të paligjshme për të blerë vota
- Shtimi i numrit të të punësuarve në administratën shtetërore në këmbim të votës
- Kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar
- Përdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret
- Mosveprimi i policisë dhe prokurorisë ndaj blerjes së votës
- Ndryshime antikushtetuese të Kodit Zgjedhor
- Ndryshimet e fletes se votimit qe sollen 83 mije vota të pavlefshme
- Pamundesimi i votes se emigranteve
- Pengesa e emigrantëve të vendeve fqinje për të adhur për të votuar përmes karantinës
PD kërkon që të ketë rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.
Ankimimi i PD-së në KAS do të shtyjë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ me disa ditë deri në shqyrtimin e kërkesës.