Partia Demokratike si çdo ditë ka vazhduar me publikimin e videove të rasteve që ajo pretendon se nuk kanë marrë ndihmë për dëmet e tërmetit.
Përfaqësuesja e PD-së Alfrida Marku takoi të hënën familjen Bregu, në Lezhë, të prekur nga tërmeti i 26 nentori.
Angjelina Bregu, anëtare e familjes, tha për PD-në, se banesa e saj u shpall e pabanueshme nga tërmeti i 26 nentorit, dhe prej 9 muajsh jeton në një kontenier me bashkëshortin e saj me epilepsi dhe vajzën me sindromën Down.
Ajo shprehet se në qeveria ka sjellë komisione për vlerësimin e banesës dhe nisjen e rindërtimit, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur.
“I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s’ësht me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje”, tha kryefamiljari Vate Bregu.
Ai i bëri thirrje qeverisë për ndihmë. “Fëmija është sëmurë, me e pas hasëm duhet me e ndihmue”, u shpreh Bregu.