PD, ligji për ndarjen e vendit në 4 rajone vështirëson marrjen e shërbimeve nga qytetarët

Nga Exit News
PD, ligji për ndarjen e vendit në 4 rajone vështirëson marrjen e shërbimeve nga qytetarët

Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e qeverisë Rama për të rrëzuar dekretin e presidentit për ligjin që e ndan vendin në 4 rajone.

Ish-deputetja Dhurata Çupi deklaroi, të enjten, se vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij.

Sipas Çupit ndarja e vendit në 4 rajone do të vështirësojë marrjen e shërbimeve nga qytetarët:

“Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar.”

Ajo premtoi se qeveria e drejtuar nga opozita do të shfuqizojë ligje të tilla.

Në 14 gusht, presidenti Meta ktheu në kuvend ligjin për ‘Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin’, i cili e ndan vendin në katër rajone zhvillimore, si njesi territorial.

Sipas argumentimit të presidentit, ligji bie në kundërshtim me kushtetutën pasi prek pavarësinë e pushtetit vendor.

“Qëllimi i qeverisë përmes këtij ligji është përqendrimi dhe kontrolli i pushtetit vendor nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që pushteti vendor sipas Kushtetutës duhet të funksionojë i decentralizuar dhe autonom në veprimtarinë e tij”, shkruante presidenti në dekret.

Por shumica socialite, një ditë më parë, ka rrëzuar dekretin e Metës dhe ka miratuar ligjin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>