PD: Lista e anëtarësisë nuk jepet për shkak të ligjit të mbrojtjes së të dhënave

Nga Exit News
PD: Lista e anëtarësisë nuk jepet për shkak të ligjit të mbrojtjes së të dhënave

Kryetari i Komisionit Zgjedhor për zgjedhjet e brendshme në PD, Jemin Gjana pohoi se kandidatët për kryetar partie nuk do të marrin listën e anëtarësisë, për shkak të ligjit të mbrojtes së të dhënave.

“Listat e anëtarësisë, ka pasur një diskutim të gjatë me kandiatët garues, dje. Rregullat e lojës së një partie nuk mund të jenë mbi ligjin. Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilin askush nuk e prek pa autorizimin e personit fizik”, tha Gjana gajtë konferencës për shtyp, të enjten.

Gjana u shpreh se anëtarë (me kartë anëtarësie) me të drejtë vote në PD ka 75 067 anëtarë. Këta anëtarë, sipas Gjanës janë në sistem që në momentin kur u morr vendimi për zgjedhjet.

Sistemi mund të kontrollohet vetëm në prani të sekretarit organizativ, një punonjësi të partisë dhe përfaqësuesve të 4 kandidatëve, sqaroi ai.

Zgjedhjet në PD do të. mbahen në 13 qershor vetëm për kryetarin e ri të partisë. Për drejtimin e partisë garojnë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Hardhi dhe Fatbardh Kadilli.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme