Pas miratimit të programit të Qeverisë Rama 2, dy partitë opozitare kanë ndarë mes tyre tre nga tetë komisionet parlamentare që i takojnë opozitës.
PD dhe LSI, pas diskutimeve kanë rënë dakord që Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë të drejtohet nga LSI, përkatësisht nga Petrit Vasili, ish-ministri i Drejtësisë.
Partia Demokratike do të drejtojë komisionet për Integrimin Evropian dhe për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Dy partitë opozitare kanë nisur dhe shpërndarjen e deputetëve të tyre në këto komisione.
Ndërkohë Partia Socialiste do të drejtojë pesë komisionet e mbetura: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut; për Politikën e Jashtme; për Ekonominë dhe Financat; për Sigurinë Kombëtare; për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Komisionet parlamentare dhe përbërja e tyre do të votohen në seancën plenare të radhës.