
Përmirësimi i indeksit të demokracisë në Shqipëri në raportin e “The Economist” ka ardhur si rezultat i miratimit të Kodit Zgjedhor dhe marrëveshjes së 5 qershorit, sipas Partisë Demokratike.
Ish-deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer kur e ka pretenduar se ekonomia e vendit është në rritje dhe se demokracia ka marrë vlerësime të larta.
Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5 për qind, theksoi Tabaku, duke nënvizuar se Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës së pandemisë.
Sipas Tabakut, në raportin e “The Economist” vendi vazhdon të jetë po aq keq sa në 7 vitet e fundit.
“E vërteta është se janë 5 shtylla kryesore dhe 60 tregues që ka matur “The Economist”, ndërkohë që në të gjithë treguesit ka pasur rënie, në të vetmen pikë, në miratimin e këtij ligji ka pasur përparim”, deklaroi ish-deputetja.
Nga ana tjetër, ajo renditi një sërë raportesh të institucioneve ndërkombëtare që sipas saj kritikojnë sjelljen e qeverisë në raport me demokracinë.