PD më në fund pajtohet me qendrimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet

Nga Exit News
PD më në fund pajtohet me qendrimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet

“25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur” , ka pohuar kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas një takimi me ambasadorët e BE-së në Tiranë, në një postim në Facebook.

Kjo deklaratë shënon tone të ulura dhe një sens normaliteti nga deklaratat e mëparshme të kreut demokrat, i cili për muaj të tërë i quajti zgjedhjet “masakër elektorale” dhe premtoi herë pas here se PD nuk do t’i njihte.

Në të njejtin postim, Basha shton se do të “kërkojnë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”.

Ky qendrim përputhet plotësisht me qendrimin e ndërkombëtarëve, të cilët njohën zgjedhjet dhe kërkuan hetimin nga organet e drejtësisë të shkeljeve të denoncuara nga opozita.

Tashmë, është e qartë se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike do të marrin mandatet e deputetit në Kuvend—do të njohin rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit—dhe do t’i kërkojnë drejtësisë të hetojë akuzat për krime elektorale.

Pra, ndryshe nga ç’deklaron Basha për propagandë, zgjedhjet e 25 prillit tashmë janë kapitull i mbyllur edhe për Partinë Demokratike.

Është qendrim realist dhe i vetmi qendrim që i shërben të ardhmes së Partisë Demokratike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>