PD mund të ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
PD mund të ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike mund të dërgojë në Gjykatën e Strasburgut rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. “Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut”, u shpreh deputetja e PD-së Grida Duma në një intervistë për News 24.

Duma u shpreh edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Deputetja e PD-së sulmoi edhe aleatët e PD-së të cilët kanë kritikuar kryedemokratin Basha:

“Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve”.

Duma, gjithashtu, nuk e imagjinon “dot si mund të japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme